Dialogu për Reformën Zgjedhore, reagon Rama: “Duhet përgëzuar rikthimi i arsyeshëm”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi u bënë publike arritjet e sotme në Reformën Zgjedhore dhe diaologut mes opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në Twitter, ai ka përgëzuar rikthimin e arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore.

 “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, ka shkruar Rama.

Gjatë takimit të zhvilluar pa praninë e mediave ishin të pranishëm nga maxhoranca Damian Gjiknuri, nga opozita paralamentare Rudina Hajdari, si dhe nga opozita jashtë paralementare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nga konkluzionet e tryezës është dakordësuar për krijimin e një këshilli politik me përfaqësues nga të gjitha palët brenda muajit janar.

Palët kanë rënë dakord të formojnë Këshillin Politik me përfaqësues të opozites, drejtuesve të komisionit te Reformes Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

Ndërkohë që një përfaqësi nga opozita jashtëparlamentare dhe eksperte të saj do të punojnë me dy bashkëkryetaret e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto