Flower
Flower

Dialog me palët politike për zgjidhjen e krizës? Meta duke qeshur: “Nëse nuk shkarkohem”

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve sot teksa ka mbajtur një konferencë për shtyp, prej nga ku ka thënë se kryeministri Edi Rama nuk ishte i surprizuar për vendimin për anulimin e zgjedhjeve.

“Rama e ka ditur qëndrimin tim se sa i interesuar jam për situatën politike. I takonte atij të propozonte shtyrjen e zgjedhjeve, por nuk e bëri. Kam nxitur për dialog dhe për gjetjen e një date tjetër, por sërish nuk u bë. Para disa ditësh ai tha në një emision se nuk do të shtyheshin zgjedhjet Me Kryeministrin Edi Rama, nuk kam komunikuar me të, por kryetarin e Kuvendit e kam telefonuar. Kjo është arsyeja se përse Rama nuk ka qenë i surprizuar për qëndrimin tim, por unë isha i suprizuar nga reagimi i tij”, u shpreh Meta.

Ndërkaq, kur gazetarët e pyetën nëse do të mbledhi në një tryezë partitë politike për të biseduar mbi zgjidhjen e krizës politike, Meta u shpreh duke qeshur: “Nëse nuk shkarkohem”.

Por a ka frikë Meta nga SPAK? Presidenti ka thënë se nuk ka frikë nga asnjë. “Kam unë frikë? Nuk e di nëse e ka thënë. Sepse Edi Rama e di shumë mirë që nuk kam frikë nga asnjë. Së dyti është ambasda amerikane, zoti Lu këtë e di shumë mirë. Kam frikë vetëm nga populli shqiptar ndaj të cilit kam përgjegjësi shumë të lartë”, tha Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto