Dhurimi i apartamenteve për familjet e viktimave nga tërmeti, Presidenti Meta dekreton aktin normativ

Disa ditë më parë, Këshilli i Ministrave kaloi një akt normativ për të dhuruar apartamente për familjet e viktimave të tërmetit, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë akt për t’u dhuruar apartamente familjeve të viktimave. “Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019””, shkruhet në dekretin e Presidentit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto