“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje, o hajduti i mafias së plehrave”, akuzat e Bashës ndaj Ramës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin mbi inceneratorët.

Në fjalën e tij, Basha e ka quajtur kryeministrin si ‘hajduti i mafias së plehrave’. Basha ka thënë se dramat e popullit për Ramën janë një dasmë, referuar ironisë së Ramës, i cili më herët tha se salla e konferencave të Bashës ngjan me një sallë dasmash.

Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja“, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto