Flower
Flower

I dënuar për kontra.banda, deputeti Ylli Shehu merr mandatin pas problemeve me ligjin

Ylli Shehu është deputeti më i ri i Kuvendit shqiptar që u betua dje në seancën plenare. Por Shehu, ka pasur një raport jo korrekt me ligjin e dekriminalizimit, pasi ky i fundit u miratua në Kuvend më 2016.

Atëherë, deputeti Shehu nuk e pasqyroi në formularin e dekriminalizimit vendimin gjyqësor të formës së prerë më 29 mars 2007, ku ishte dënuar për kontrabandë mallrash me një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Pas verifikimeve, Prokurorja Rovena Gashi iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkoi ndërprerjen e mandatit të deputetit Shehu.

Nga KQZ, mësohet se Shehu bëri plotësimet e nevojshme pak më vonë, e për pasojë nuk u mor asnjë vendim për ndërprerjen e mandatit.

Kjo eksperiencë siç duket e bëri Ylli Shehun më të përgjegjshëm në plotësimin e formularit të dekriminalizmit, para zgjedhjeve politike të vitit 2017, kur kandidoi me LSI-në, duke u renditur i nënti në listen e kandidateve për tiranën.
Në formular ai e kishte paraqitur vendimin e vitit 2017 e për pasojë nuk pati problem të vijonte garën elektorale.

Edhe në formularin e dytë që paraqiti po pranë KQZ-së më 1 mars 2019, për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së Floida Kërpaçit, Shehu kishte pranuar se ishte dënuar marsin e 2017-s për kontrabandë.

Burimi: BW

Ju mund të pëlqeni dhe këto