Deputeti që duam/ Rama: “Janë përzgjedhur 58 anëtarë të rinj, politika do punë!”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot prezent në mbledhjen që është zhvilluar me anëtarët e rinj që u zgjodhën nga listat e aplikimeve në platformën “Shqipëria që duam”.

Rama e nisi fjalën duke iu drejtuar anëtarëve se nga 1600 aplikime, janë përzgjedhur vetëm 58 persona. Ai u shpreh se politika kërkon punë e trajtim, ndërsa tha se personat që nuk u përzgjodhën, nuk janë më pak të talentuar se ata që u zgjodhën.

Më vjen mirë që kjo nisëm që materializohet për herë të parë ka gjetur mbështetje për faktin se rreth 1600 vajza dhe djem, gra e burra të një gjenerate të re kanë hedhur hapin që të shprehin interesin e tyre në mënyrë të guximshme, me vjen mirë në gjithë këtë masë individësh ambiciozë, që nuk ka qënë e lehtë nga ana e grupti për të filtruar ata që sot janë këtu për fazën e dytë.

Tanimë kjo fazë është faza e konsolidimit të këtij grupi të ri dhe janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten më mirë pse-në e kësaj nisme individuale, kanë prezantuar dhe fuqinë e ambicies së tyre. Kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë përfshirë në këtë listë nuk janë më pak të prerë për tu përfshirë në këtë listë. Për t’u marrë me politikë duhet punë, trajnim. Shpresa një nënë e katër fëmijëve, Kristi, e të tjerë që janë brenda dhe jashtë vendit, apo të tjerë si Briseida që është rikthyer në Shqipëri pas një eksperience ne Amerikën e Jugut”, u shpreh Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto