Deputeti i qeverisë Kurti: “Do të hiqet taksa ndaj Serbisë, por para se të realizohet kjo gjë”

Mefail Bajnovci, deputeti i Lëvizjes Vetëvendose, është shprehur për emisionin “Repolitix” në Report Tv se qeveria e re e drejtuar nga Albin Kurti do ta heqi taksën për Serbinë. Mirëpo, ai ka thënë se para se të hiqet kjo taksë, Kosova do të vendosë reciprocitetin.

“U pa se kishte tension nga Rama, por besoj se do të kaloj dhe këto 70 marrëveshje të mos mbesin jo vetëm në letër, por të zbatohen dhe të kemi një makro-shengen, të largojmë barrierat. Janë dy sfida që e presin Kosovën, politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë. Sfidë kryesore ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Unë besoj se taksa do të largohet por më parë do të vihet në pah reciprociteti kah Serbisë. Por si është reciprociteti? Sot kemi shumë pengesa, asnjë targë, automjet, asnjë diplomë e Kosovës, asnjë dokument i regjistrit civil të Kosovës nuk pranohet nga Serbia dhe të gjithë këto do të jenë reciprocitet. Dhe 30 marrëveshjet e Brukselit që nuk zbatohen do të rishikohen nga qeveria Kurti. Shumë po flitet për taksën, por reciprociteti do të jetë shumë problematik për Serbinë, pasi shumicën e marrëveshjeve nuk i ka zbatuar” tha ai.

Por a do të marrë pjesë Kosova në samitin e radhës për shengenin Ballkanik në Mal të Zi? “Nuk e di, nuk kam biseduar, por nuk besoj se do të jetë, bazë deklaratave. Kosova nuk është gati për minishengen” tha ai. Albin Kurti sot zhvilloi vizitën e parë zyrtare si kryeministër në Shqipëri, ku dolën në pah edhe njëherë divergjencat mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto