Flower
Flower

Denoncimi tek Berisha: “Drejtori i Policisë së Shtetit ngre postoblloqe për të penguar ardhjen në Tiranë për protestën”

Pak më parë, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një oficeri policie, i cili shprehet se drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka urdhëruar që të ngrihen postoblloqe për të penguar ardhjen e protestuesve në Tiranë.

Berisha e konsideron Ardi Veliun si bodigardin e Klement Balilit i njohur si ‘Eskobari i Ballkanit.

Statusi i Berishës:

Kakistokracia po ngordh nga frika!

Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe dhe pengesa ne mbare vendin per te ardhur ne Tirane.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital mbi urdherin e badiguardit te Balilit. sb

Mirembrema Doktor.Sipas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise date 3 mars 2019 nga ora 12 e dates 4 mars e ne vazhdim nga te gjitha Komisariatet e Policise do te ngrihen postoblloqe per te penguar ardhjen e protestuesve ne Tirane.

Kakistokracia po ngordh nga frika!Badiguardi Eskobarit, narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu urdheron postblloqe…

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 4. März 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto