Deklaratat e Ardian Dvoranit ndaj Metës, vjen reagimi i Presidencës

Ditën e sotme, Ardian Dvorani dëshmoi tre orë në Prokurori dhe më pas, foli për mediat lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij nga Presidenti Ilir Meta.

Së fundmi, ka reaguar edhe kreu i shtetit përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushit. Ky i fundit ka shkruar në Facebook se nga “një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe ligjit, nuk presin reflektim publik”.

Ndërkohë, Dvorani i pyetur per videot me përmbajtje erotike, të përmenduar nga Presidenti Meta, i ka quajtur ato material artistik, filma me metrazh te shkurter.

“Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Tedi Blushi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto