Deklarata e fortë e Metës: “Me qetësi dhe shqiptari Kushtetuta do mbrohet deri në fund”

Presidenti Ilir Meta ka organizuar sot një takim në Presidencë me një grup studentësh e profesorësh nga trevat shqiptare, prej nga ku ka bërë një deklaratë të fortë fill pas fjalës së Ramës se ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Gjatë mbylljes së takimit, Meta ka vendosur të bëjë sërish simbolin e shqiponjës, këtë rradhë i shoqëruar nga studentët, ndërsa ka deklaruar se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

 “Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.🇦🇱”, shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto