Deklarata e fortë e Hashim Thaçit: Jap dorëheqje nëse më kërkohet nga Gjykata Kushtetuese

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se nëse ia kërkon Gjykata Kushtetuese, ai është gati të japi dorëheqjen. Thaçi ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosi në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit.

“Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektoj dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë.

Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar. Unë mbajë përgjegjësi të plotë me vendimin që mund të nxirret nga Gjykata Kushtetuese dhe i marr përsipër”, u shpreh Thaçi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto