Deklarata e Bashës: “E dyshuara kryesore për aferën e inceneratorëve nën presion nga mafia”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë, duke thënë se një prej të dyshuarave për aferën e inceneratorëve, Stela Gugallija, është vendosur nën presion nga mafia e plehrave.

“Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafias së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallj”, u shpreh Basha.

“Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK.

Veprimi me urgjencë nga SPAK është parandalim i vjedhjes së mëtejshme të parave të shqiptarëve. Ka ardhur momenti që të tregoni se jeni ndryshe nga ata që kanë qenë para jush, dhe të çoni në fund besimin që iu është dhënë dhe nga partnerët e huaj”, u shpreh më tej kreu i PD.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto