Flower
Flower

Deklarata e Bashës: “Deputetët e rinj si bagëti që shiten e blihen në treg”

Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, ku i ka bërë thirrje atyre që t’i bashkohen protestës së nesërme.

Në fjalën e tij, Basha ka komentuar marrjen e mandateve nga deputetët e listave të opozitës, për të cilët thotë se u shitën dhe u blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap Në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve”, u shpreh Basha.

Ndërkaq, Basha ka thënë se 16 marsi do të jetë një takim me historinë, ku do të marri fund sundimi i kriminelëve.

“Koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund, dhe nuk ka kthim pas deri në fitoren e sovranit, fitoren e rinisë e studentëve shqiptarë. Beteja që kemi nisur nuk është e lehtë. Largimi i Ramës është vetëm fillimi, duhet të largojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e zhvatjes së Shqipërisë, paratë e grabitura duhet t’ja kthejmë qytetarëve, pensionistëve, shëndetësisë e faktulteteve. Duhet të sigurojmë që vendi të ketë institucione që askush mos marrë më peng të ardhmen, mos detyrojë shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre, e për këtë na duhet ndihma juaj. Unë kërkoj sot ndihmën tuaj të rinisë, të bëjmë një pakt komëbtar për shembjen me themel të këtij regjimi. Në Europë praktika është e qartë, studentët janë pjesë e vendimmarrjes, po për këtë duhet të demokratizojmë universitetet nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitetet.

Pa eufori po me vendosmëri do vijojmë këtë betejë për ditë. Opozitën e keni në krah të zhveshur nga cdo pushtet, mandat e privilegj. Ky ndryshim nuk mund të jetë vetëm rrotacion karrigesh duhet ta ndjeni ju. Rruga e Europës ka vetëm një pengesë, Rama dhe pakti i tij me krimin. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ikën qeveria dhe jo shqiptarët prej Shqipërisë. Ju ftoj më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë në një takim me historinë, na thërret ëndrra jonë, ëndrra juaj për Shqipërinë si Europa.” -përfundoi Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto