Flower
Flower

Dega e PD në Kukës padit komisionerët, i akuzon për falsifikime të rezultatit të zgjedhjeve

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka dorëzuar në prokurorinë e këtij rrethi një padi penale për komisionerët që shërbyen në 14 qendrat e votimit të kësaj bashkie.

Në këtë padi penale, komisionerët akuzohen për krime zgjedhore, duke përfshirë falsifikime dokumentesh, të rezultatit të zgjedhjeve dhe shkelje të fshehtësisë së votimit.

PD përmend si provë faktin që në të gjitha njësitë administrative në Kukës dolën më shumë fletëvotime se sa ishte numri i votuesve. PD në këtë padi i kërkon Prokurorisë që të sekuestrojë prova materiale.

Fletët e votimit dhe listat e personave që kanë shkuar në qendrat e votimit do të shërbejnë si prova, ku PD kërkon që të verifikohen në sistemin TIMS për të zbuluar nëse personat kanë qenë vërtet në Shqipëri më 30 qershor 2019.

Në Nenin 326 të Kodit Penal, thuhet se falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet, ndërsa në Nenit 327, Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto