Debat me Lleshajn në Kuvend, Maliqi i drejtohet ministrit: “Po të përdor Rama, mos të kesh fatin e Tahirit”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është përfshirë gjatë seancës së sotme plenare në një debat me deputetin Lefter Maliqi lidhur me krimin në vend.

Lleshaj i ka thënë deputetit se di shumë gjëra dhe nuk janë mirë që të bëhen publike, duke i kujtuar kohën kur ka qenë polic në Rrëshen.

Dola këtu dhe lexoja në respekt për ata që dëgjojnë, dola me letër në shenjë përgjejgësie. Në ndërhyrje tuaj të dytë u përpoqa që të shënoja ndonjë gjë, por je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina, tek Vettingu, tek Rrësheni. Po Rrëshenin besoj se e njeh mirë, ke shërbyer disa kohë atje, të palavdishme, dhe shpresoj që të mos bëhen publike ato ndodhi aty se do u pengojnë që të dilni në këtë foltore”, tha ministri.

Ndërkaq, Maliqi ka thënë se është kërcënuar dy herë nga një kriminel në Rrëshen dhe se policia është larguar dy herë me kërkesën e tij. Ai i është drejtuar Lleshajt, duke i thënë të mos ketë fatin e Saimir Tahirit sepse po përdoret nga Rama.

Një me syze nuk e mposht dot ata që i ka sytë pish si shqiponjë. Për Mirditën, po është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa, që më pas e kam arrestuar me forcat e Policisë së Lezhës dhe tani ai është në burgim të përjetshëm. Është e vërtetë që jam larguar dy herë nga Policia e Shtetit, njëherë se denoncova një drejtor policie që ishte lidhur me mafien dhe u dënua 7 vjet, dhe herën tjetër se ia jam futur politikës. 

Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë shoë, ditën tjetër vrasje. Keni mbushin policinë me militant, për ca e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahiri”, tha Maliq.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto