Darka e ministrave në Dubai, Basha: “Hanë 1 mijë dollarë biftekun, Rama nuk ka turp”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj darkës lukzose të ministrave të qeverisë në Dubai, duke thënë se ata takohen në restorantet më të shtrenjta në botë.

Sipas Bashës, qeveria po punon vetëm për veten e vet dhe ai ka thënë se është koha që kryeministri Rama të shkojë para drejtësisë.

“Ministrat e Ramës po takohen në restorantet më të shtrenjta të botës, 1000 dollarë bifteku. Ndërkohë që njerëzit po shkojnë  drejt krizës më të thellë. Edi Rama nuk ka turp. Ndërkohë që dje u publikua një raport që tregonte se qeveria Rama u pasurua dyfish gjatë qeverisjes.

Ata nuk mendojnë për qytetarët, por vetëm për veten e tyre. Kanë harruar se çfarë është qeveria dhe cili është funksioni i qeverisë. Kjo është një qeveri që punon vetëm për veten e vet. Ky është një kryeministër që punon vetëm për veten e vetë. Është koha që ky kryeministër të shkojë përpara drejtësisë”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto