“Çmimi më i shtrenjtë 150 euro nata”, Tahiri thumbon ministrat

Gjatë seancës gjyqësore që është mbajtur ndaj tij, Saimir Tahiri ka ironizuar faturat e shtrenjta të hoteleve për ministrat e kabinetit ku ka bërë pjesë.

“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka cuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata.

Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata”, mësohet të jetë shprehur Tahiri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto