Çështja e “Toyota Yaris”, Basha përfundon për të dëshmuar në Prokurori

Çështja mbi zbulimin e 3.4 milion eurove  në “Toyota Yaris” vazhdon ende dhe së fundmi, një gjykatë belge i ka bërë thirrje Prokurorisë shqiptare që të marri në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Bashën.

Gjyqtari belg, Laurence Heusghem i ka dërguar një kërkesë dy prokurorëve të kësaj çështje më 22 maj, ku u kërkon që të mësojnë nga Basha se nga i erdhi atij informacioni mbi këto para.

“1.Si u informua Basha për sasinë prej 3.4 milionë euro? 2.Cilat ishin informacionet ekzakte? 3.Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?”, kanë qenë pyetjet që gjyqtari ia ka dhënë prokurorëve shqiptarë për t’ia bërë Bashës.

Ndërkaq, ende nuk dihet se si do të veprojnë dy prokurorët e Tiranës, të cilët po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto