Çështja “Babale”, Berisha mbi hetimin e Ervin Salianjit: “Proçes i montuar nga bastardi i xhe.latëve të diktaturës”

Ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me hetimin e Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi për çështjen “Babale”.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shprehet se ky është një proçes i montuar dhe që provon lidhjet e Edi Ramës me krimin, duke thënë se e ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit.

Statusi i Berishës:
Një proces i montuar nga bastardi i xhelatëve të diktaturës dhe kreu i meduzës!
Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i Edvinit tek proceset politike staliniste të etërve të tij mizor dhe si
dëshmi tjetër flagrante e lidhjeve të tmerrshme te tij me krimin.

Të dashur miq, vendimi i krye kreut të meduzëz, Edvin Kristaq urrejtja për të ndjekur penalisht anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi, është dëshmi tjetër e rikthimit të Edvin Kristaq Urrejtjes në traditën e krimit politik, të proceseve dhe vendimeve gjyqësore staliniste të etërve të tij xhelatë të shqiptarëve te pafajshëm.

Pasi ka shndërruar drejtësinë në degë të ekzekutivit, ai sot, njëlloj si i ati i tij, skulptori xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste krahas Ramiz Alisë varjen publike të poetit Havzi Nela me akuza kryekëput falso dhe të sajuara, Edvini vendos ndjekjen penale të Salianjit dhe Olldashit me akuza të turpshme dhe falso që të kujtojnë nenet e agjitacionit dhe propagandës dhe atë të ndihmës për arratisjen nga vendi të Kodit Penal hoxhist.

Sipas këtij skizoidi, Salianji dhe Olldashi kanë kryer krim sepse “kanë nxitur Alfred Veliun për t’u larguar nga vendi dhe kërkuar azil politik dhe kanë fyer Fatmir Xhafën.”
Me këtë qëndrim Edvin Kristaq Urrejtja dëshmon se është skllav i ligësisë shpirtërore atërore, e cila e shtyn të formulojë nëpërmjet një skllavi të tij akuzat më qesharake dhe të turpshme të 28 viteve të fundit.
Por me këtë qëndrim, Edvin Kristaq Urrejtja dëshmon se ai është krykëput skllav i krimit dhe kreu i tij në Shqipëri. Ai me këto akuza nuk bën gjë tjetër veçse hakmerret si primitiv, jo për Fatmirin se atij i vuri shqelmin. Rama hakmerret për Agronin, që, për shkak të guximit që treguan dhe transparencës që bënë Salianji dhe Olldashi, po kryen në Itali vitet e dënimit të dhëna nga gjykatat e këtij vend si ring lider i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës në Bolonja.
Para kësaj, Agroni kishte mbrojtjen e plotë të Ramës sepse sipas tij ai ishte “njeriu i ndershëm që po rriste dy fëmijë” ndërkohë që siç dëshmuan dosja gjyqësore e Italisë dhe regjistrimet investigative, ai jo vetëm ishte i dënuar për trafik droge në vendin fqinj por nuk kishte hequr dorë nga zanati i vjetër dhe mesa duket i ngrohte mirë xhepat Edvinit.
Përveç kësaj, duhet rikujtuar këtu se janë hedhur akuza direkte të lidhjeve të Agronit me kompaninë e lojërave të fatit Apeks së bashku me vëlla Olsin.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe farsën e turpshme staliniste gjyqësore ndaj Ervin Salianjit dhe Jetmir Olldashit, të montuar nga Edvin Kristaq Hakmarrja, si një akt që provon katërcipërisht si ligësinë e tij shpirtërore atërore ashtu dhe lidhjet e tmerrshme me krimin, iu bëj thirrje shqiptareve të shporrim një minutë e më parë këtë klikë banditësh dhe pushtetin e tyre të krimit. sb

Nje proces i montuar nga bastardi i xhelateve te diktatures dhe kreu i meduzes!-Procesi Salianji-Olldashi si rikthim i…

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 14. März 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto