“Çdo qeveri ndihet borxhli karshi Shkodrës”, Bushati me mesazh të fortë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka dhënë një mesazh të fortë sot në 70 vjetorin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Bushati e ka cilësuar atë si një shtëpi të madhe të artit shkodran këtë institucion të kulturës, duke thënë se nuk njohu zmbrapsie dhe pas viteve ’70.

Statusi i Bushatit:

Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.
Shprehjes shkodrane ‘ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë. Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik.
Teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.
Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin “Migjeni”, “Nderi i Kombit”, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës. #70vjetTeatriMigjeni

Ju mund të pëlqeni dhe këto