“Ç’a kërkoni, t’iu tregoj përralla?”, apeli i fortë i Ramës: “Po u lëshuam do bëhemi turpi më i madh i planetit”

Në një video live në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë një apel të fortë për të gjithë njerëzit që e kanë kritikuar ndaj masave të rrepta që janë marrë në vend kundra përhapjes së koronavirusit.

Në fjalën e tij, Rama ka përmendur rastin e Amerikës që ndonëse është një nga shtetet më të fuqishme në botë, tani ka numrin më të lartë të të infektuarve. Rama premton se është i vendosur të mbrojë jetën e çdo shqiptari.

Deklarata e kryeministrit:

“Sikur rri në shpellën e ndonjë thesari me florinj, unë iu tremb sepse iu them që të ruheni nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni? Po pse nuk e shihni ju çfarë po ndodh në Itali? Nuk e shihni si u katandis edhe ushtria amerikane. Nuk e kuptoni ju që në këtë luftë botërore as Amerika s’ka rrugë tjetër veçse të futemi brenda. Ç’a kërkoni, t’ju tregon përralla? Apo ta shkrij arkën e kësaj shtëpie sot dhe nesër të shoh si do përfundojmë në një gropë më të zezë se viti ’97.

E vërteta duket gjithmonë arrogante. Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë, se gjithmonë kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Pse nuk doni që ta kuptoni se kjo është luftë? Kjo është e para luftë në historinë e njerëzimit që s’e luftojmë dot armikun. Nuk ka shtet që i ndihmon dot nevojtarët në një ditë. Ç’dmth mos bëj shoë, video, apo mos u tall me popullin? Aty i keni në Itali shqiptarët dhe pyetini, kush po iu jep qese me bukë, pse nuk po u çon euro? Pyetini pak pyetini, në Angli, Francë, Amerikë po të doni? Pyetini sa muaj ua kanë falur dritat e taskat? Pse nuk doni ta besoni se po bëjmë maksimunin? Po të ishin mundësitë do të kisha bërë akoma më shumë. Ankoheni dhe shaheni për pensionistët që nuk dinë të aplikojnë online. Çfarë prisni nga unë, t’ju them bravo? E kam thënë se ata nuk do dalin nga shtëpia. Ata të vetmuarit do t’i ndihmojmë ne. Pse nuk doni ta dëgjoni këtë?

Ky që jam me të këqijat dhe të mirat do të bëj gjithçka që kjo luftë të mbarojë pa qindra mijëra viktima. Kur ra tërmeti e patë që iu dola për Zot. Nuk do t’i lë në mëshirën e fatit ata që po rrinë në çadra dhe po vuajnë më shumë, por nuk shajnë. Janë të duruar dhe falenderues. Javën e parë të prillit ata do të marrin lekët atyre që iu janë mbyllur bizneset. Janë 123 mijë familje këto. Si e keni hallin ju që keni internet. Do iu japim 20 mln euro plus për pensionistët. Janë pak lekë këto?

E di që nuk janë shumë por në cilën luftë keni parë iu që keni parë të derdhet leku-lumë. Do lëvizim duke para dinamikën e luftës se nuk e dimë sa zgjat dhe nuk mund ta shkundimin arkën e shtetit. Kush iu ka dhënë se kjo luftë është 2 javë. Meqë i keni qejf shembujt me Amerikën, presidenti u thoshte njerëzve që do iki vetë, tani kanë kaluar Kinën nga infektimi. S’kanë më vend as spitale. Amerika është Amerikë dhe mbase dhjetra mijëra të vdekur nuk i ka gjë, po ne si mund të lëshohemi pa kuptuar se kjo është një luftë për rezistencë.

Realisht nuk di si të flas me disa që nuk duan të marrin vesh. Kur do mbarojë kjo? Pse kush e di që ta di unë. Ama po vazhduam kështu do dalim pa qindra mijëra viktima.Po u lëshuam do bëhemi turpi më i madh i planetit. Edhe në luftë nga uria nuk vdiq askush, ja ashtu me një qese meqë keni qejf ta përmendni. Iu duket kështu se tolloviteni në internet duke mos e parë armikun. Kësaj radhe jam i vendosur ta mbroj jetën e çdo shqiptari. Shqipëria nuk mund të gjunjëzohet. Rezistencë për ekzistencë, asgjë tjetër”, ka thënë Rama.

🔴 REZISTENCË PËR EKZISTENCË

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto