“Ça halli ke?”, banori i kërkon llogari Ramës në sy të komisionerit të BE, përgjigjia e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës bashkë me komisionerin për Zgjerim të BE, Oliiver Varhelyi.

Gjatë inspektimit të një rruge, një banor që është prekur nga tërmeti, i ka thënë Ramës se ka një 1 mua e gjysëm që pret ndihmë nga qeveria. Në përgjigjen e tij, Rama i ka thënë se s’mund të rregullohet e gjithë situata brenda një muaji.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës, Lulishte 1 Maji – Vizitë në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 16. Januar 2020

Biseda:

Qytetari: Zoti kryeministër a mund të flasim pak?

Rama: Çfarë halli je?

Qytetari: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që kjo të bëhet për një muaj e gjysmë (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

Banori: Po kam parë unë.

Rama: Ke parë po.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto