“Ça është kjo tokë e xanun? Vendi është marrë peng nga 60 njerëz”, shpërthen ministrja Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka thënë se vendi është marrë peng nga 60 persona, duke shtuar se e gjitha është mbështetur nga politika.

Ajo ka refuzuar të flasi mbi gjyqin e humbur ndaj Francesco Becchetti-t, duke thënë se nuk ka patur kohë të merret me këtë çështje.

“Nuk jam marrë me Becchettin sepse nuk ka qenë në portofolin e punës time dhe sepse kam qenë shumë e zënë me kontrollorët. Asetet nuk janë të bllokuara. Kam qenë duke u marrë me këtë problem të madh. Ky nuk është një rast për t’u përfshirë politika. Është prekur çdo qytetar thjesht dhe vetëm nga një grup njerëzish. Ata nesër mund të zgjohen dhe të thonë se duam 10 mijë dollarë. Nga do të vijnë këto para. Kush është burimi? Dmth është faji i qeverisë që nuk fluturojnë avionët? Nga duhet të vijnë këto lekë? Nga do i gjeni këto lekë?

Shteti nuk ka lidhje. Nuk ka pasur. Nuk ka marrëdhënie financiare midis shtetit dhe Albcontrol. Shteti nuk i ka dhënë kurrë asnjë lekë. Ça është kjo tokë e xanun? Këtu është kompromentuar besimi që kishim. Sot e ulën traun dhe është tokë e xanun. Nesër në mëngjes ndoshta çohet dhe i thotë mendja që duhet ta ketë 6 mijë dollarë. Shërbimi i postës vjen me avion dhe nuk do të vijë. Gjithçka paralizohet vetëm për 60 veta. Duan lekë më shumë se janë taksidarë. Realisht keni pyetje? Vendi është marrë peng”, tha Balluku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto