Blushi i përgjigjet deklaratave të Spiropalit: “E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final”

 

Së fundmi, këshilltari i presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Elisa Spiropali mbi dokumentin që presidenti tha se tregonte që rrezikohej më 8 qershor të digjej parlamenti.

Blushi shkruan se Spiropali duhet të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet sipas tij, antikushtetuese të Kuvendit, Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ.

 “E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Blushi.

E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet…

Gepostet von Tedi Blushi am Donnerstag, 12. September 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto