“Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re”, Basha jep premtimin: “Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka qenë sot në një takim me një nga bizneset më të mëdha në Durrës. Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se qeveria vetëm sa po u merr taksat bizneseve dhe nuk po i ndihmon.

“Edi Rama humbi kontrollin mbi pandeminë dhe rrënoi bizneset e mëdha që punësojnë dhe prodhojnë. Ato nuk kanë marrë ndihmën e duhur nga qeveria. Kreditimi për biznesin shqiptar është shumë më i vështirë se për të ngjashmit e tyre në rajon.

Biznesi shqiptar kërkon një shpresë të re. Një qeveri që i ndihmon, jo vetëm u merr taksat. Një qeveri që kujdeset për sipërmarrjen – që mposht krizën dhe ringjall ekonominë. Ne do të ndihmojmë biznesin dhe çdo familje shqiptare. Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim një shpresë të re për vendin”, shkruan Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto