Flower
Flower

Berisha publikon skandalin: “Një nxënëse u përdh*nua në shkollën 9 vjeçare, autoritetet s’bënë asgjë”

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një krim të rëndë sipas tij, që i është bërë i ditur nga mesazhet e qytetarëve dixhitalë.

Në këtë denoncim, dy qytetarët tregojnë se një nxënëse e një shkolle 9 vjeçare në Kavajë është përdhunuar nga 8 nxënës të po së njëjtës shkollë, ndërsa ndaj autorëve nuk është marrë asnjë veprim ligjor.

Statusi i Berishës:
Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi!

Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë, anëtarësohen në FRESSH-in kanabist.

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
Doktor përshëndetje. Jam një zonje nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot ZA e Kavajës zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” 8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë mare asnjë masë për këtë skandal. Kemi frikë të çojmë fëmijët në shkollë. Këto janë drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13-vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga të gjithë instancat. E gjithë qyteti e di. Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin…

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 2. Februar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto