Berisha ironizon operacionin e policisë: “Miliona bimë kan*bis u kthyen në kallinj misri”

 

Së fundmi, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi operacionin policor që u zhvillua dje në vend, ku 1600 efektivë policorë sekuestruan 133 bimë kana.bisi.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se kupola e na.rkoshtetit ka lëvizur për të hedhur poshtë deklaratat e prokurorit të Antimafias Italiane, i cili tha se një e treta e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbushur me kana.bis.

Për këtë, shton Berisha, kreu i Meduzës (Edi Rama) dhe gjeneral hashashi (Sandër Lleshaj) urdhëruan badigardin e Eskobarit të Ballkanit për një operacion fake kundër kanabisit.

Reagimi i Berishës:

Kur gjeneral Hashashi behet minister rendi, Kanabisi behet kalli misri! Miq, perfundoi me sukses te madh narkofarsa e Policise kunder kanabisit! 1600 forca te narkopolicise zbulojnë vetem 133 bimë kanabisi, miliona te tjera ishin kallij misri!

Pas deklarates se prokurorit te antimafies Gratieri, se nje e treta e siperfaqes se Shqiperise sipas filmimeve nga ajri te Guardia di Financia, kupola e narkoshtetit me ne krye kreun e meduzez dhe gjeneral Hashashin etj u hodhen ne sulm kunder, sipas tyre mashtrimeve te autoriteteve italiane. Per te hedhur poshte nga terreni deklaratat e prokurorise antimafia kreu i meduzes dhe gjeneral Hashashi urdheruan badiguardin e Eskobarit te Ballkanit, fake operacionin gjigand kunder kanabisit me 1600 forca policie te llojit te operacioneve te vitit 2016.

Rezultati ishte mahnites. Pas disa dite kerkimesh intensive ne male, gerxhe, pyje, lugina, lumenj, prroje te vendit u gjeten vetem 188 rrenje pothuaj te ngordhura hashashi. Kishte ndodhur mrekullia shqiptare!

Zoti e do Shqiperine! Miliona e miliona bime kanabisi ishin shnderruar brenda nate ne Kallinj Misri! Por mbajeni mend, mrekulli te tilla mund te ndodhin vetem ne Narkoshtetin e vetem te Europes! Çka tregon qarte o miq se italianet e hane sapunin per djathe!(Hahaha) sb

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto