Berisha i drejtohet Ballukut: “Shpenzon 200 mijë euro për zyrën, gjyshi i saj nuk e shihte as në ëndërr”

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, se ajo ka shpenzuar 200 mijë euro për të arreduar zyrën. Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC, Berisha ka thënë se qeveria nuk ka marrë masa për përballimin e pandemisë.

“Ka vendime për të vjedhur dhjetëra miliona dollarë për inceneratorë, për të ndarë me klientelën qindra milionë euro me ata pranë qeverisë. Ka vendime për 200 mijë euro shpenzime për zyrën e ndrikull Ballukut, por jo për pandeminë.

Gjyshi i saj, anëtar i Byrose Politike nuk e shihte në ëndërr që të shpenzonte 50 000 dollarë, kurse mbesa krenare shpenzon 200 000 euro për zyrën“, tha Berisha, duke krahasuar gjyshin e Belinda Ballukut, Beqir Balluku me mbesën.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto