“Bëmë një bilanc të situatës me Covid”, Rama flet mbi takimin me kryeministrin grek

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto ku tregon takimin që ka patur ditën e sotme me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në një status në Twitter, Rama falenderon për mikëpritjen në shtëpinë e kryeministrit dhe shton se ata të tre bashkë bënë bilancin e situatës së Covid dhe marrëdhënies mes dy vendeve.

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama krah fotove.

Ju mund të pëlqeni dhe këto