“BE ka harxhuar 15 milionë euro për policinë”, Soreca kërkon të ashpërsohen dënimet

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia në kuadër të 107 vjetorit të Policisë së Shtetit. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ai është shprehur se duhet të ndiqen paratë dhe të luftohet më shumë krimi sepse BE ka shpenzuar miliona euro për të rritur sigurinë.

“Të ndiqet paratë, të ashpërsohen dënimet. Vetëm në vitet e fundit BE ka shpenzuar 15 milionë Euro për modernizimin e Policisë. Ne kemi punuar me forcat e Policisë për të qenë sa më modern dhe në dy vitet e fundit do të dedikojë 19 milionë euro, për akademinë e sigurisë dhe për modernizimin e kontrolleve në kufirin e gjelbër dhe atë blu të Shqipërisë.

Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë, pasi ai nuk ka kufi. Një Shqipëri më e siguri do të thotë një Evropë më e sigurt, unë u përgëzoj për punën e tyre”, u shpreh Soreca.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto