Baton Haxhiu zbulon takimin me Haradinajn: “Ta kam sjellë në shtëpi zotin Rama për t’ju pajtuar”

Ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu, janë përfshirë në një debat për shkëmbimin e territoreve të Kosovës me Serbinë.

Baton Haxhiu ka thënë se nuk ka diskutuar me askënd për shkëmbim territoresh, një deklaratë që nuk u besua nga Haradinaj, i cili i ka thënë Haxhiut se ai ka lobuar shumë për këtë ide në Kosovë.,

Në një moment Haxhiu i thotë Haradinaj se i ka çuar edhe Ramën në shtëpi për t’u pajtuar, kur këta të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira pas deklarimeve për shkëmbim territoresh.

Debati: 

Haradinaj: Dy vetë, katër vetë, pesë vetë, ka plot njerëz që kanë qenë në kshtu tavolinash, ku është provuar për të na bindur se shkëmbimi i territoreve… e të tjera e të tjera

Rakipllari: Ka qenë edhe batoni në këtë mes.

Haradinaj: Ky ka qenë më aktivi

Baton Haxhiu: E para e punës le të ma gjejë dikush që unë apo zoti Rama ka vendosur një dokument në tavolinë, një hartë, një shpjetim përveç interpretimit se  kemi pasur në dorë, atëherë unë jap përgjegjësi publike para gjithsecilit  dhe para kryeministrit tim.

Haradinaj: Pyetja për ty Baton është: Ju keni qenë i angazhuar në idenë për shkëmbimin e terriotoreve Kosovë- Serbi apo jo?

Baton Haxhiu: Kurrë, a kam biseduar për korrigjimin? Po kam biseduar edhe me ty. E kemi biseduar në tavolinë dhe e dini se çfarë kemi biseduar. (Haradinaj qesh). Edhe kur nuk i keni pasur marrdhëniet jo të mira me Edi Ramën për shkak të deklarimit, ta kam sjellë në shtëpi zotin Rama për t’ju pajtuar.  Me akuzuar në gazetar për këtë, nuk kam takuar asnjë ndërkombëtar. Më thuaj një të vetëm, unë mbaj përgjegjësi publike.

Haradinaj: Tani po të dëgjojnë njerëzit në Kosovës, 100 ata që ke lobuar sa e mirë është ideja për shkëmbimin e territoreve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto