Baton Haxhiu i kërkon Albin Kurtit t’i kërkojë falje Ramës: “Ka bërë gabimin e tij të jetës”

Ditën e hënë, kryeministri Edi Rama uroi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ndonëse marrëdhëniet mes atyre të dyve s’janë të mira.

Së fundmi, Baton Haxhiu, drejtor i Klan Kosova, u shpreh në emisionin “Opinion” se si do të jenë marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit. Ai ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë falje Ramës, pasi ka bërë një gabim politik.

“Unë mendoj që janë marrëdhëniet e ftohta. Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, gabimin politik se.. Ka bërë gjë që nuk bëhet për një lider, ka shkuar tek Presidenti i vendit ka gënjyer se ministri i jashtëm ka kontrabanduar me armë vetëm për ta ndaluar të jetë Ministër i Jashtëm. Ka bërë një linçim publik dhe ai linçim publik për tradhti, e ngatërron bukur shumë marrëdhënien mes qeverisë shqiptare dhe asaj Kosovë”, tha Haxhiu.

“Ai ka shpallur zotin Rama dhe zotin Cakaj tradhtar dhe unë nuk e di se si do ta ndërtojë një marrëdhënie të re nëse nuk kërkon falje. Ardhja e Albin Kurtit si i parë në skenën politike në Kosovë e ka filluar që zona politike mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë një. Nuk do jetë vetëm debate politike, tani hyn në një valle të re të debatit publik”, tha më tej ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto