Flower
Flower

Basha: “Votimet e 30 qershorit nul, tentativë e Ramës për grusht shteti”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot në një konferencë për mediat, ku është shprehur i vendosur se nuk do të lejohen votimet e paligjshme dhe farsë.

Basha ka thënë se 30 qershori është një tentativë e Edi Ramës për grusht shteti që të rrëmbejë qeverisjen vendore.

“Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë. Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero.

Ato janë tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s.

Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë!

Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës.

Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t’i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin. Asnjë hap pas!  Ne do t’i dalim për zot Shqipërisë”, është shprehur Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto