Basha: “Vendimi i KE s’është ai që dëshironim, kemi nevojë për një lidership që do ta realizojë”

Lulzim Basha ka folur së fundmi për median “Euroactiv”, prej nga ku ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për një lidership që do të plotësojë kushtet e Bundestagut.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto