Flower
Flower

Basha thirrje studentëve: “Kjo është protestë politike, kryeministri po ju përdor”

Ndërsa një numër i madh studentësh janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, kreu i PD u ka bërë thirrje atyre për të vazhduar tubimet dhe u thotë se kanë mbështetjen e kësaj partie.

 “Partia Demokratike e mbështesim me të gjithë format dhe mënyrat fëmijët tanë, jam i vetëdijshëm që kryeministri po e përdor politikisht. Prej 13 vitesh po i torturon, studentët kanë një kërkesë të thjeshtë. Këto janë mashtrime të mediave të blera. Kjo është protestë politike, kundër një ligji korruptiv të arsimit të lartë. Bijtë e shqiptarëve janë në protestë, studentët janë në protestë, ne jemi në mbështetje të tyre. Ne jemi kundër ligjit të arsimit të lartë. Shkoni pyesni Arta Markun pse s’ka nisur hetimet ndaj Edi Ramës për vjedhjen tek Unaza e Re. Është momenti të jemi të gjithë bashkë. Të jemi kundër një grupi oligarkësh që kanë marrë peng këtë vend”, u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto