Basha thirrje qeverisë: “Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, këto biznese të mbyllen”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një video live në Facebook, ku ka komunikuar me qytetarët dhe ka falenderuar ata që kanë respektuar rregullat e izolimit dhe distancimit social.

Në fjalën e tij, Basha i ka kërkuar qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndërsa apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e Policisë së Shtetit.

“Të dashur qytetarë është koha të bëjmë çfarë mundemi, përmes distancimit social, ne mund dhe do ta ngadalësojmë përhapjen e virusit. Sot i bëj thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, mbylljen e gjithë bizneseve si fasoneritë, call center ku afërsia e punonjësve përbën rrezik për infektimin dhe shndërrimin e tyre në bartës.

Gjithashtu bëj thirrje që të mos vonojë paketa e ndihmës që ka shpallur qeveria dhe të bëjë gati një paketë tjetër sepse kjo është e pamjaftueshme.

Të gjithë atë që janë mbyllur duhet të marrin pagën dhe kjo është një përgjegjësi shtetërore dhe thirrja ime është të ndërpritet çdo shpenzim apo transaksion nga thesari dhe të gjitha të shkojnë tek nevojat akute që kanë njerëzit. Të dashur bashkëqytetarë këto janë kohërat më të vështira që kemi kaluar por me besimin në Zot dhe mbështetje te njëri tjetri do të krenohemi për çfarë bëmë dhe për një Shqipëri të nesërme. Lus qeverinë që menjëherë që hapat e shpallur t’i bëjë efektive“, tha Basha.

LIVE – Komunikim nga selia e PD për situatën e rënduar nga Covid 19

LIVE – Komunikim nga selia e PD për situatën e rënduar nga Covid 19

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 23. März 2020

Ju mund të pëlqeni dhe këto