Basha: Rama, kërcënim për shqiptarët. Si zgjidhet problemi i krimit në politikë

Kreu i opozitës Lulzim Basha e cilësoi Edi Ramën një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

“Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur, sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. “- thotë në mesazhin e tij kreu i opozitës, i cili tregon edhe zgjidhjen e problemit të krimit në politikë.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk”- shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Edhe në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës theksohet mesazhi kryesor i PD se Edi Rama e mban pushtetin me kriminelët dhe trafikantët e drogës, ndërsa Valdrin Pjetri i Bashkisë së Shkodrës cilësohet si “Elvis Roshi” i ri, pasi, njësoj si ish kryebashkiaku i Kavajës, edhe për Pjetrin, PD ka të dhëna se ai është dëbuar nga Italia për trafik droge në vitin 2003.

“Pasuria e tij është kriminale dhe duhet t’i nënshtrohet ligjit Antimafia. “- thuhet në videomesazhin e kreut të opozitë, i cili bën përgjegjës Edi Ramën që promovon dhe e mbron trafikantin e drogës dhe përfaqësuesin e krimit Valdrin Pjetri. “Edi Rama e emëroi Drejtor të Hipotekës, Prefekt të Shkodrës, Kandidat për Bashkinë e Shkodrës”- theksohet në video, ku shfaqet edhe kryeministri Rama në konfernecën e 30 Korrikut, duke treguar bashkëpunimin e ngushtë me Valdrin Pjetrin, të cilin e emëroi edhe drejtues politik të PS për Qarkun e Shkodrës.

“Vendosja e Valdrinit drejtues aty është gjëja e duhur. Më duhet një person që të jetë aty çdo ditë dhe çdo natë si kryetar Bashkie dhe si drejtues.”- citohet Edi Rama në videomesazh, duke promovuar edhe më tej Valdrin Pjetrin. Në video theksohet mesazhi i kreut të opozitës se Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë

“Që të largojmë këtë bandë dhe të sigurojmë të ardhmen e familjeve shqiptare, duhet të largojmë Edi Ramën. #RamaIk”- përfundon videomesazhi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 11. August 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto