Basha: “Qeveria më antipopullore në tre dekada, njerëzit po varfërohen”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në një takim në Vlorë me strukturat e partisë, prej nga ku ka folur për situatën politike pas 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Basha ka thënë se Vlora ka spikatur me refuzimin që i bëri Ramës më 30 qershor, ku vetëm 14% e votuesve shkuan të votonin.

“Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Basha.

Ndërkaq, ai u shpreh se kjo është qeveria më antipopullore dhe antikombëtare në këto tre dekada, pasi favorizon klientët e qeverisë. Sipas Bashës, këto vendime të qeverisë kanë varfëruar njerëzit dhe i kanë futur kryeministrit duart në xhepat e qytetarëve.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”, u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto