Basha publikon dokumentet tronditëse: “Janë fshehur 414 vdekje nga Covid në vendin tonë”

Kryedemokrati Lulzim Basha në emisionin “Opinion” ka publikuar disa dokumente trondtiëse ku ka akuzuar shtetin se ka fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi.

Ai ka deklaruar se janë fshehur 414 vdekje në të gjithë vendin. Basha ka publikuar të dhënat zyrtare dhe ato reale, duke u shprehur se nga marsi në tetor janë 414 raste fatale që janë fshehur.

Ai ka shtuar se në periudhën mars-tetor 2020 janë raportuar 509 fatalitete, kur realisht janë 923 viktima nga koronavirusi.

 “Kryeministri akoma në detyrë ka bërë politikë me vdekjen duke fshehur shifrat reale të vdekjes. Një dokument tregon vdekjet e raportuara dhe të vërtetuara në morg nga Covidi, informacion i ardhur drejtpërdrejt në institucionet shëndetësore. Informacion i mbërritur tek ne. Ka ardhur një denoncim, i cili është verifikuar sot dhe keni shifrën e vdekjeve të raportuara zyrtarisht deri tani. Janë vetëm e atyre që kanë vdekur në spitale jo në shtëpi”, tha Basha.

Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto