Basha nga Gjirokastra: “Pa përmbysur këtë system të kalbur vendi nuk ka të ardhme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, prej nga ku i ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbysin sistemin e kalbur të qeverisë, siç e cilëson ai.

Ky është një grusht shteti i bërë  jo nga oficerë, por nga një grusht oligarkësh për të mbajtur vendin peng. Nuk i bëhet vonë që Gjirokastra braktiset çdo ditë. Ne duhet t’i japim fund këtij sistemi, pasi ky sistem nuk ju mbron dhe nuk ju shërben. Ky është sistem që është ka asgjësuar mirëqenia e gjithë shqiptarëve.

Ky është sistemi që pasuron vetëm një grup oligarkësh. Nuk ka rrugë tjetër që mund të na çojë drejt mirëqenies përveç rrugës evropiane, por ajo derë do qëndrojë e mbyllur përderisa kjo qeveria nuk ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, por me ndihmën e krimit. Pa përmbysur këtë sistem të kalbur vendi nuk ka të ardhme. Koha për fjalë ka mbaruar. Në datën 16 shkurt ejani flisni me pjesëmarrjen tuaj. Të bashkuar të hapim rrugën e bllokuar nga kjo klikë oligarkësh”, tha Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto