Basha largohet me nxitim nga Teatri Kombëtar, zbulon arsyen

Pasi qëndroi me orë të tëra brenda Teatrit Kombëtar bashkë me aktivistët dhe aktorët që kundërshtojnë shembjen e godinës, Lulzim Basha është larguar.

Gjatë gjithë kohës, ai po qëndronte me telefon në dorë dhe në një moment, u pa të largohej. Teksa ishte duke dalë nga Teatri, kryedemokrati u shpreh se ka një drekë me rëndësi me ndërkombëtarët.

“Nesër firmoset marrëveshja mes PD dhe Teatrit Kombëtar.Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto