Flower
Flower

Basha komentoi vendimin e KE, reagon Rama: “O Njish mezi pres ç’do thuash kur të dalë rrena në shesh”

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer menjëherë përgjigje Lulzim Bashës, pasi ai komentoi vendimin e KE për të anuluar delegacionin në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama e cilëson Bashën “njish”, ndërsa e pyet nëse ka rrena të tjera gati.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme?Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?”, shkruan Rama.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto