Basha kërkon shtimin e testeve ndaj qytetarëve: “Do na shkojë kot kjo sakrificë trejavore”

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur nga selia blu se qeveria duhet të shtojë testimet ndaj qytetarëve për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Basha në fjalën e tij ka thënë se nëse nuk ka një transparencë për testimet, e gjithë sakrifica tre javore e qytetarëve do të ishte kot.

“Barrën më të madhe e keni mbajtur ju të dashur qytetarë, siç e dini ne kemi kërkuar vazhdimisht që bashkë me masat shtrënguese të jenë dhe ato lehtësuese në aspektin ekonomik. Duke filluar nga ata që kanë pasur probleme para nisjes së kësaj krize, te të tjerët që kanë humbur përkohësisht punën e tyre, dhe te vetë bizneset që tashmë gjenden në vështirësi serioze.

Mbetet urgjente ndryshimi i strategjisë së presingut, ndonëse numri është akoma në shifra të menaxhueshme, është për tu theksuar faktin se % e viktimave mbetet e lartë, çka tregon se numri i testimeve që bëhet në bendin tonë mbetet i pakët, kundër dhe vetë rekomandimeve të OBSH-së.

Duhet të shtohen në mënyrë radikale numri i testimeve, ne duhet ta dimë me saktësi sa të infektuar kemi, pasi ndryshe do të na shkojë kot dhe kjo sakrificë trejavore, nëse në mesin tonë ka persona të infektuar që nuk e dinë dhe lëvizin lirisht.

Na duhet transaprencë me kapacitet tona të të testuarit, është një thirrje e qartë ndaj autoriteteve për numrin e testimeve”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto