Basha: Fatale, kapja e pushtetit vendor

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturave të PD në Mallakastër, se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama”,  tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto