Basha: “Dilni në protestë, ndryshe vota jote do numërohet nga Gjushi dhe Niçja”

Ditën e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit, ku u ka bërë thirrje që të shkojnë të protestojnë më 16 shkurt në Tiranë për të larguar qeverinë.

Basha ndër të tjera nuk ka harruar thumbimet ndaj Vangjush Dakos teksa po bisedonte me një tregtar.

“Ne jemi parti e pronës. Ju keni në dorë votën ne kemi në dorë ofertën politike. Prandaj me 16 shkurt duhet ta mbyllesh këtë dhe të bashkohesh. Nëse nuk dalim atje, ti voton, Gjushi dhe  Nicja i numërojnë”, tha mes tjerash.

Pjesë nga biseda:

Tregtari: Kur erdhi Edi Rama na tha se do të ulë energjinë dhe nuk e uli dhe detyrohem unë dhe mbaj dritta fikur. Ndriçimi e bën mallin të duket bukur. Unë s’i mbaj dot.

Basha: Edi Rama nuk e ka lidhur fatin me ju. Edi Rama nuk ka mbajtur premtimet sepse ato nuk ishin premtime, nuk ishte program ekonomik. Ai votën e ka marrë me banditët, siç e tha edhe Zëri i Amerikës.

Ai votën tënde s’ka nevojë ta mbaj.Ne e kemi lidhur fatin me ju.Kjo është garancia sepse ajo që themi nuk është premtim, por është plan.

Ne nuk do të vijmë në pushtet me votën e krimit. Unë nuk jam ulur ndonjëherë me krimin, nuk bëj pushim e me oligarkë. Duhet të bësh dallimin e një force politike që vjen me program, jo me premtime, që e lidh fatin me ty. 16 shkurti do të rikthejë votën dhe do t’i japë fund grushtit të shtetit.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto