Basha dënon konfliktin e policisë me studentët: “Rama po bën policinë e mendimit, po keqtrajtohen studentët…”

Ditën e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dënuar ndërhyrjen policisë në ambientet e Fakultetit Ekonomik dhe të Drejtësisë për të nxjerrë studentët nga godina.

Sipas Bashës, Rama është duke ushtruar dhunë policore ndaj studentëve dhe ky veprim i policëve, bie në kundërshtim me ligjin.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara. Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar. Ne do kundërshtojmë me të gjitha format”, u shpreh Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto