Basha bën premtimin ndaj kuksianëve: “Do heqim traun e “Rrugës së Kombit”

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në një takim në Kukës, prej nga ku i ka falenderuar qytetarët për refuzimin masiv të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Basha u ka premtuar kuksianëve se që në javën e parë kur PD do vijë në pushtet, ajo do heqi traun e Rrugës së Kombit.

“Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.

Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht”u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto