Balla tha se do apelonte vendimin që u mor për Bashën, Strazimiri: “Imbecil rural”

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh së fundmi se do të apelonte vendimin e gjykatës për Lulzim Bashës.

Më pas ka reaguar ish deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Ballën imbecil rural dhe ka theksuar se hetimet po i bën PS dhe jo Prokuroria.

Reagimi: 

Immbecili rural Taulant Balla paska paralajmëruar se do të apelojë një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është PS, por prokuroria! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, veçanërisht, në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se, si çdo imbecil rural, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, veçanërisht nga ato që nuk i takojnë, nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!

Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË, sepse NË FAKT KY JU SUNDON! Ky është sot prokurori!  Ky është sot gjyqtari!  Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni.

Ju mund të pëlqeni dhe këto