Balla: “Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë”

 

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndodhet në Rumani. Aty ai ka takuar zv. Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Mihai Fifor dhe ministrin e Financave, Eugen Teodorovici.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla ka thënë se gjatë këtij takimi, Rumania ka mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Rumania mbështet fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së. Shqipëria do të mirëpriste nga Rumania njohjen e Kosovës, ishte kërkesa jonë në takim.

Nga pikepamja ekonomike, rritja dhe diversifikim i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në turizëm, në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji, industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Pasdite do të vijojë takimi me Kryeministren e Rumanisë Viorica Dăncilă kryetare e PSD, si dhe në parlament me drejtues të grupeve parlamentare të opozitës”, shkruan Balla në Facebook.

Ju mund të pëlqeni dhe këto