Flower
Flower

Balla nga Gramshi: “Zgjedhje më 30 qershor e nuk e luan topi”

Ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka qenë në një takim me banorët në Gramsh, prej nga ku është shprehur se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor dhe as Luli, Berisha, Meta apo Monika nuk do e ndalin dot.

Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet.

Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë.

Por të jeni të sigurtë se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017. Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ja heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën.

Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto